”Dimenison Human” është një organizatë e krijuar ne vitin 2001, vazhdim i ASAG- Tiranë (Shoqëria Shiptare për të Gjitha Moshat). Vlerat të cilave ajo i referohet janë: Humanizmi, Solidariteti dhe respektimi i të drejtave të njeriut.
Misioni dhe vizioni i saj janë:
Të promovojë shërbime të reja sociale në komunitet duke u bërë zëri dhe promotore e shpërndarjes së shërbimeve sociale në grupet më vulnerabel, në të gjithë qarkun e Shkodrës.
Shoqata Dimension Human punon me tre programe: Programi i te rinjve, Programi i grave dhe Programi i te moshuarve. Me një aktivitet prej pothuajse 20 vitesh, disa nga projektet më të suksesshme të kësaj organizate kanë kontribuar në integrimin social ekonomik të grave dhe te rinjve, shërbimet sociale për të moshuarit,trajnime për ngritje të kapaciteteve organizative, reduktimin e varferisë,etj