Shërbime

”Dimenison Human” është OJF e krijuar në vitin 2001, rregjistruar  pranë gjykates së rrethit Tiranë. Dimension Human, është vazhdim i ASAG- Tiranë. Vlerat të cilave ajo I referohet janë: Humanizmi, Solidariteti dhe Respektimi i te Drejtave. Misioni dhe vizioni I saj janë: Promovimi i shërbimeve sociale  drejt komunitetit si promotore e shpërndarjes së shërbimeve sociale  ne grupet me vulnerabel, në të gjithë qarkun e  Shkodrës. Të mbajë qendrime, të zhvillojë politika dhe të inkurajojë tre brezat (te rinjte, grate dhe te moshuarit) në zhvillimin dhe përmirësimin e statusit social, ekonomik dhe shëndetësor të tyre. Fusha kryesore e aktivitetit fokusohet në aktivitetet e shoqërisë civile dhe  sherbime sociale per njerzit ne nevoje. Fushat e tjera janë: Integrimi social  ekonomik i i grave  dhe të rinjve, shërbime sociale për të moshuarit,trajnime për ngritje kapacitetesh organizative, etj,

Shërbime Ligjore

Staf i specializuar dhe zyrë ligjore për shërbime ndaj shtresave në nevojë, gra, fëmijë, të rij dhe të moshuar.

Psiko-Sociale

Mbështetje psiko emocionale, për grupet më vulnerabël në gjithë qarkun e Shkodrës, Malësi e Madhe, Lezhë dhe Pukë.

Mjekësore

Ndihmë mjekësore për moshat e treta  dhe shërbime mjekësore shtesë falas, si fizioterapi, infermieri, etj.